Transmetuar më 09-12-2018, 11:21

“Ëndrrat duhen kultivuar!” Kështu i tha mësuese Sonja, vogëlushes 9-vjeçare italiane Maria Teresa, nxënëse e shkollës “Italo Calvino”, në Calerno të Reggio Emilia, e cila i shprehu dëshirën për të njohur mbretëreshën Elizabeth të Anglisë.

Kështu vogëlushja e pasionuar pas gjuhës angleze dhe familjes mbretërore britanike, mori laps dhe letër për ti shkruar sovranes dhe për ti shprehur vlerësimet, shoqëruar edhe me vizatimet e saja.

Por disa ditë më parë ndodhi e papritura. Mbretëresha Elizabeth, i ktheu përgjigje me anë të një letre vogëlshes, ku i shprehte mirënjohje dhe i kërkonte që ti shkruante sërish.

Letra erdhi pikërisht në ditën e ditëlindjes së nëntë të vogëlushes Maria Teresa.

Në letër shkruhet, “E dashur Maria, mbretëresha më kërkoi të të shkruaj për të falenderuar për letrën tënde dhe vizatimet që ti ke bërë për të.

Madhëria e saj, mendoi se ti ishte shumë e sjellshme që i shkrove, kështu që më kërkoi të të përgjigjem, pavarësisht qindra letrave që merr çdi ditë. Familja mbretërore është shumë e kënaqur që ti ke këtë interes ndaj familjes. Shpresoj që ti, siç ke shkruar në letrën tënde, të shkruar sërish”. /a.y/noa.al