Transmetuar më 09-12-2018, 10:23

Një person i dyshuar për përndjekje ndaj një vajze pas të cilës ishte fiksuar, është vënë në prangat e policisë së Skraparit.

E.D., 26 vjeç, banues në fshatin Gjorgjovë, u arrestua gjatë kësaj të shtune.

Arrestimi i tij u bë pasi, E.B., 18 vjeçe, banuese në Çorovodë, kallëzon se prej një muaji ky shtetas e ka përndjekur.

Në momentin e shoqërimit për në ambientet e policisë, i riu ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Mësohet se 26-vjeçari ishte fiksuar pas vajzës së re dhe pavarësisht kundërshtisë së saj për të krijuar një lidhje, ai kishte nisur përndjekjen, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Kështu ajo bëri denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e tij nën akuzën e veprave penale “Përndjekje” dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”. /a.y/noa.al