Transmetuar më 09-12-2018, 00:36

Ashtu siç edhe pritej fitues në edicionin e 20-të të "Këngës Magjike" është shpallur kantautori i njohur Flor Mumajesi.

Ai u prezantua në këtë festival me këngën "Plas", e cila u pëlqye gjerësisht nga audienca shqiptare.

"Plas", gjithashtu u zgjodh balada më e mirë në finale.

Pas marrjes së çmimit si balada më e mirë Flori tha: “Të dua mam”.

Kënga "Plas" është edhe një nga më të klikuarat e "Këngës Magjike" në Youtube.

Video e mëposhtme tregon momentin se si e priti Flori çmimin pas votimeve nga kolegët pjesmarrës. 

"Faleminderit të gjithëve", janë fjalët e para të Florit pas triumfit në spektaklin muzikor. 

Ky vit shënoi 20 vjetorin e festivalit të muzikës shqiptare moderne, i cili për publikun erdhi me befasi të shumta për publikun, si dhe për herë të parë në Shqipëri u transmetua drejtpërsëdrejti në Youtube me “Virtual Reality”. /a.k/noa.al/