Transmetuar më 08-12-2018, 22:23

Ndërron jetë një person që vuante dënimin në burgun e Peqinit.

Mësohet se i burgosuri ka ndërruar jetën ditën e djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga burimet e Policisë vendore të Peqinit.

Mësohet se personi që ka ndërruar jetë është I. H., 54 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke vuajtur dënimin në I. E. V. P., Peqin.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, saktësojnë të njëjta burime.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan./a.k/noa.al/