Transmetuar më 08-12-2018, 22:01

Ka nisur finalja e edicionit të 20-të të festivalit “Kënga Magjike”, që transmetohet në televizionin Klan.

Çmimi i parë që u nda në këtë garë është ai për “Vokalin më të bukur femëror”.

Këtë trofe e rrëmbeu këngëtarja Venera Lumani.

Ajo, në këtë festival garoi me këngën “Lind për ty”.

Këngëta favorite konsiderohen: ‘Psikopatja jote’ – Fifi dhe Mc Kresha, ‘Plas’ – Flori Mumajesi, ‘Vuj’ – Ronela Hajati, ‘Zemra Rratata’ – Aurela Gaçe dhe Eli Fara./a.k/noa.al/