Transmetuar më 08-12-2018, 18:55

“Ajo që do të vuajë më shumë nga djegia e mandateve nëse ndodh, do të jetë opozita,” është shprehur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Patozi u shpreh se opozita ka vuajtur nga keqpërdorimi i mandateve.

Edhe përsa i përket bojkotit të zgjedhjeve, ai e quajti këtë vetëvrasje politike, dhe jo instrumentin e duhur për të rrëzuar qeverinë.

“Mandatet duhet të përdoren politikisht nuk duhet të digjen

Opozita ka vuajtur nga mospërdorimi i tyre (i mandateve) sepse i ka keqpërdorur ,kam parasysh dhe 4 vitet ku kam qënë vetë

Nuk mund të jetë kërcënim me bojkot zgjedhjesh apo dhe bojkoti vetë që është vetëvrasje politike, nuk është instrument për ta rrëzuar një qeveri.

Nuk mendoj se opozitës i mungon fuqia denoncuese, madje ndonjë herë është dhe tepruese, por i mungon modeli që është e ndryshme nga qeveria.

Pse është perceptimi i njerëzve që opozita është po aq e përlyer sa qeveria,” tha Patozi