Transmetuar më 08-12-2018, 18:32

Enca është një nga këngëtaret e pëlqyera, kryesisht nga të rinjtë në tregun muzikor shqiptar.

Ajo gjithashtu është një nga emrat më të ndjekur në rrjetet sociale ku edhe është tejet aktive.

Shpesh, ajo publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ndërsa nuk mungojnë edhe fotografitë e shumta provokuese.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një foto ku tregon gjestin e ëmbël që një fanse e saj ka bërë.

Pranë kyçit të dorës fansja ka bërë tautuazh emrin e këngëtares të cilën e kishte vendosur në një jastek dhe ja ka bërë dhuratë Encës.

’Ajo bëri tatuazh emrin tim (tatuazhi i saj i parë) dhe pastaj më solli këtë dhuratë që unë ta kujtoj dhe do ta bëj. Sa e ëmbël’ ka shkruar Enca në foton e publikuar./a.k/noa.al/