Transmetuar më 08-12-2018, 17:29

Në mbështetje të studentëve është shprehur edhe aktorja Ema Andrea.

Në një intervistë për Ora News nga protesta, aktorja tha se më në fund rinia nuk është më ajo e instagramit.

"Kam ardhur sepse më në fund nuk është më rinia e Instagramit që e kemi gjykuar dhe paragjykuar, por është një rini me aksione të vërteta. Kam ardhur ti mbështet dhe ti shikoj. Nuk dua të marr protagonisten, por nëse fjala ime shërben do të doja që kjo rini të vazhdojë kështu dhe kjo protestë të dilte me përfundime konkrete në mënyrë që arsimi të krijojë individë edhe jo konkurrsin kush është më i miri për të mbërritur diku", është shprehur ajo.

Ema Andrea ka vijuar më tej:

"Uroj që ata tia dalin të bëjnë ndryshimin në mënyrë qytetare. Uroj që të jetë fillim i mbarë për një demokaci të vërtetë. Unë uroj që kërkesat e tyre të bëhen edhe më thelbësore sesa ato bazike që kanë"./a.k/noa.al/