Transmetuar më 08-12-2018, 15:05
Autoritetet policore kanë ndaluar gjashtë persona, mes tyre edhe kreun e OMONIA-s në Himarë, Fredi Bejleri.
Ata janë ndaluar teksa ishin duke shkuar në Bularat ku do të merrnin pjesë në ceremoninë përkujtimore të ndarjes nga jeta të Kostandin Kaçifas.
Pas meshës në kishën e Bularatit dhe vizitës në varreza, rrethi i ngushtë familjar ka vijuar me drekën, ndërsa nuk ka pasur manifestime ashtu si në ceremoninë mortore.
Ka pasur edhe kthime masive të shtetasve grekë që kanë dashur të hyjnë në territorin shqiptar për të marrë pjesë në ceremoninë e 40-ave të Kacifas, ku mësohet se mbi 200 persona nuk janë lejuar.
Ndërkohë, policia e Sarandës më herët ka arrestuar edhe një polic grek i kapur me armë pa leje. /k.k/noa.al/