Transmetuar më 08-12-2018, 14:06

Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas grek, me detyrë polic.

Ai është identifikuar me inicialet M. G, 35 vjeç, banues në Gumenicë, Greqi.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 08 dhjetor 2018, rreth orës 09.45, në aksin rrugor “Sarandë-Gjirokastër”, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ky shtetas duke udhëtuar në drejtim të fshatit Bularat, me një armë zjarri pa leje.

Arma ishte e llojit pistoletë me 6 fishekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë

Sarandë për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/