Transmetuar më 08-12-2018, 12:18

Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe banorët e zonës së “Astirit” të cilët kanë një kauzë tjetër.

Ata kanë shkuar aty në mbështetje të studentëve, ndërsa këta të fundit kanë deklaruar se nuk do të lejojnë askënd të ndërhyjë.

Studentët nuk lejojnë banorët që të bashkohen me ta për shkak se rrezikon që të shpërqëndrohet vëmendja.

Qytetarët e “Astirit” kanë hyrë në muajin e dytë të protestës për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre që preken nga ndërtimi i unazës së re.

Ndërkohë studentët janë në ditën e katërt të protestës. /k.k/noa.al/