Transmetuar më 08-12-2018, 10:56

Për ditën e katërt radhazi studentët vijojnë protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me përgjysminin e tarifave dhe përmirësimin e kushteve.

Studentët bëjnë thirrje për tu bashkuar dhe kërkojnë që protesta e tyre të mos politizohet. Ata mbajnë pankarta në duar ku ndër të tjera shkruhet: "Ministrja e Arsimit ti ngele!" "Na falni që spo ju lëmë të vidhni të qetë!" ,“O ministre që s’di këndim je ministre për Arsim”.

Ata kanë deklaruar se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me politikën. “Protesta do vazhdojë, s’do ketë tërheqje. Do vazhdojmë deri në grevë urie”, tha një student në protestë.

Studentët i kanë paraqitur ministrisë së Arsimit letrën me 8 kërkesa për të cilat ata thonë se presin përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00./b.l/noa.al/