







Gjashtë persona mbetën të vdekur në një disko në Itali, ndërkohë që mbi 100 të tjerë u plagosën, pas një ngjarje të rëndë që ndodhi gjatë natës.
Mediat italiane raportojnë se viktima mbetën 5 minorenë dhe një nënë që shoqëronte vajzën e saj, teksa në disko kishte koncert Sfera Ebbasta.
Ngjarja ka ndodhur në diskotekën “Lanterna azzurra” në Corinaldo në lokalitetin Madonna del Piano, natën e 8 dhjetorit, rreth orës 01:00.
Nga informacionet paraprake raportohet se njerëzit kanë nisur të dalin me vrap nga disko pasi u hodh një spray në ajër. 12 të rinj raportohet të jenë në gjendje të rëndë për jetën.
Në disko mendohet se ishin rreth 1 mijë persona dhe pritej të fillonte koncerti i Sphere Ebbasta. Të plagosurit thonë se dalja e emergjencës ishte e mbyllur. Policia po heton ngjarjen./b.l/noa.al/
#Corinaldo (AN) #8dic, nella clip il drammatico intervento dei #vigilidelfuoco nella discoteca dove hanno perso la vita sei giovanissimi pic.twitter.com/b9xjMiWp1k
— Vigili del Fuoco (@emergenzavvf) December 8, 2018