Transmetuar më 07-12-2018, 20:53

Shumica e njerëzve përdorin xhama apo kllëfë të ndryshëm për të shmangur fërvishtjet e telefonit, apo dëmtimet gjatë rënies.

Por ndodh shpesh që një gërvishtje të na bëjë të ndihemi paksa keq për telefonin e ri.

Kjo ndodh më shpesh me telefonat e kohëve të fundit, pasi ata janë më delikatë.

Mjafton një goditje e lehtë dhe kasat gërvishten.

Por mos u shqetësoni, ju mund t’i bëni përsëri të duken bukur, mjafton një letër zmeril. Fërkoni të gjithë pjesën e dëmtuar me të dhe ajo do të marrë një ngjyrë të njëtrajtshme që krijon efektin pasqyrë. /k.k/noa.al/