Transmetuar më 07-12-2018, 19:52

Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik droge.

Mësohet se ata transportonin lëndën narkotike nga Abruzzo për në Puglia, duke e fshehur drogën në fshatin Casalbordino.

Në bazë të të dhënave që dolën nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se heroina ishte e fshehur në vreshta.

Hetimet nga prokurorët e Pescaras nisën muaj më parë. Më 24 prill të këtij viti, u arrestuar në Bari një shtetas shqiptar i cili mbante rreth 2 kilogram dhe 200 gram heroinë të pastër.

Që prej atij momenti, vazhduan hetimet ku u identifikuan dy vëllezërit shqiptarë, banues në Montesilvano.

Qershorin e kaluar, policia zbuloi një vend të posaçëm në Casalbordino, ku shqiptarët fshinin lëndën narkotike pranë një vreshti.

Gërmimet lejuan zbulimin e katër pakove të vogla heroine me peshë totale prej 2 kilogram dhe 100 gram në një çantë plastike. /k.k/noa.al/