Transmetuar më 07-12-2018, 19:36

Katër persona janë arrestuar nga policia në një operacion antidrogë, në Tiranë.

Ndërkohë, është sekuestruar një sasi prej 1 kilogram lëndë narkotike kokainë.

Në pranga kanë rënë, J. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, S. H., 44 vjeç, banues në Tiranë, B. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe R. H., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Për këta shtetas disponohej informacion se në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit kokainë.

Policia sqaron se ata janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën “Janko Theodhosi” dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestruar një palë pranga dhe një mjet prerës.

Është sekuestruar në total:

– 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë

– mjet prerës (thikë)

– 4 aparate celular

– pranga. /k.k/noa.al/