Transmetuar më 07-12-2018, 19:00

Aksident me pasojë një person të vdekur qështë regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë-Durrës, ku një kalimtar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një autobus.

Burime policore bëjnë me dije se shtetasi M. Th., 51 vjeç , i cili drejtonte autobusin ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për identifikimin e këmbësorit.

Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e procedurale dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/