Transmetuar më 07-12-2018, 16:46

Që prej disa ditësh studentët protestojnë duke kundërshtuar me forcë tarifën për provimet e mbartura si dhe një sërë problematikash të tjera.

Studentëve që protestuan në mënyrë masive kundër disa vendimeve të qeverisë, u janë bashkuar dhe shumë qytetarë.

E tillë është edhe kjo zonjë e cila në mënyrë simbolike shpërndau një trastë me ushqim për studentët, duke i inkurajuar të vazhdojnë rezistencën.

" Jam nënë, jam gjyshe, jamë bashkë me to, i ndjek.E ndjeva dhe erdha, të vazhdojnë se kanë të drejtën e vetë. Atë që se bëmë ne ta bëjnë këta. Vazhdoni, bravo".

Studentë e përshëndetën në kor gjestin e saj me thirrjet: Bravo! Bravo!

Më pas një tjetër zotëri erdhi me shishe me ujë duke i shpërndarë për studentët. "Për të drejtat e fëmijëve tanë do të luftojmë deri në fund".

Kërkesa e plotë e studentëve:

Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla

Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

Përgjysmim i tarifës së studimi Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.

Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.

Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.

Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019.

Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor./b.l/noa.al/