Transmetuar më 07-12-2018, 14:26
Foto ilustruese

Një grua shtatzënë ka përjetuar një tragjedi të trefishtë ditën e sotme, pikërisht pak muaj pasi priste të merrte në duar fëmijët e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku gruaja Enkeleda Rexhepi 30 vjeçe, u paraqit në spital, por aty nuk kishte mjek gjinekologë dhe as sallë operacioni.

Kështu disa mjekë janë nisur me helikopterë nga Tirana drejt Bulqizës për ti ardhur në ndihmë.

Kështu pasi ka sjellë në jetë një nga fëmijët e saj e ndihmuar nga një infermiere, dy të tjerët kanë lindur të pajetë. Por edhe fëmija i lindur gjallë, ndërroi jetë pak më vonë.

Bëhet me dije se gruaja nga fshati Ostren, ishte transportuar me kalë deri sa kishte dalë në rrugë nacionale ndërsa më tej, me një makinë të rastit.

Por mungesa e mjekëve duket se ka rezultuar fatale për tre foshnjat. Ndërkohë pas ndërhyrjes së mjekëve të ardhur nga Tirana, gruaja ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Lidhur me këtë rast kanë nisur hetimet, për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al