Transmetuar më 07-12-2018, 13:55

Një burrë 64 vjeç, gjeti vdekjen si pasojë e një goditje në zemër gjatë një tentative grabitje, duke pësuar infarkt.

Viktima është 64-vjeçari italian Antonio Ferrara, i cili gjeti vdekjen në Napoli.

Burri i cili vuante nga zemra pa grabitësin e armatosur, duke hyrë në dyqanin e tij të sallamerisë në sheshin Montesanto, dhe në gjendje paniku pësoi goditje në zemër.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të enjteje, ku i dyshuari u arratis pak pas ngjarjes, pa marrë asgjë nga dyqani.

Kjo pasi teksa pa Ferrarën të rrëzohej përtokë, i dyshuari u largua me vrap me duart boshë.

Pavarësisht dërgimit në spitalin ‘Vechio Pellegrino’, 64-vjeçari gjeti vdekjen. /a.y/noa.al