Transmetuar më 07-12-2018, 12:47

Një person i dyshuar për kanosje është vënë në prangat e policisë i kapur me armë.

Bruno Latifi, 37 vjeç, banues në Lushnje, u arrestua gjatë mbrëmjes së djeshme.

Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

37-vjeçari akuzohet se më 19 tetor, pranë lokalit të shtetasit me iniciale S.Ç., në lagjen “Gafurr Muço” Lushnje, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.Xh., 38 vjeç.

Gjatë kontrollit të trupit që ju bë Latifit, ju gjet një armë zjarri pistoletë TT me 7 fishekë.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /a.y/noa.al