Transmetuar më 07-12-2018, 10:56

Ishte i dehur teksa po i jepte makinës, ku shkaktoi një aksident, gjatë të cilit humbi jetën e dashura e tij. 21-vjeçari anglez Thomas Baird, nga Manchester u dënua me katër vite burg për vdekjen e Demi Grewer, të dashurës së tij vetëm 18 vjeçe.

Makina me të cilën udhëtonin dy të rinjtë, teksa po ktheheshin nga ditëlindja e tij, u përplas me një mur, pasi Thomas humbi kontrollin mbi mjet, për shkak të gjendjes së dehur.

I riu pas festës, refuzoi që të marrë një taksi, pavarësisht se e kishte kuptuar se ishe shumë i dehur. Gjyqtari e dënoi me katër vite burg në vendimin e kësaj të hëne, por ajo që i indinjoi të gjithë, ishte se gjatë dhënies së vendimit, duke qeshur me disa shokë lidhur me një video të publikuar në Snapchat.

Në videon e publikuar paralelisht me vendimin duke qeshur, ai shkruante se “Do kthehem shumë shpejtë”.

I riu po udhëtonte me 110 kilometër në orë në qershor të vitit të kaluar, në momentin e aksidentin, në një rrugë ku maksimumi i shpejtësisë së lejuar është 50, shkruan noa.al.

Ndërkohë niveli i alkoolit në gjak ishte tre herë më i lartë nga limiti i lejuar.

Demi mbeti e plagosur rëndë, duke gjetur vdekjen pak më vonë në spital. Ndërkohë krahas dënimit, Thomas iu ndalua që për pesë vitet e ardhshme ti japë makinës. /a.y/noa.al