
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin Open me Eni Vasilin në Top Channel se tarifat e studimit i vendosin vetë universitetet.
“Ligji i ri i arsimit të lartë e delegon kompetencën e vendosjes së tarifave te universiteti. Janë strukturat universitare ato që kanë vendimmarrjen e tyre. Nëse universitetet marrin vendim për uljen e tarifave, patjetër që do të ulet tavani nga Ministria e Arsimit”, u shpreh Nikolla.
Studentët e Universiteteve publike në vend, kanë zhvilluar sot ditën e dytë të protestës së tyre.
Studentëve të Tiranës iu bashkuan edhe ata të rretheve, të Korçës, Durrësit dhe Elbasanit, duke u bërë bashkë në kërkesat e tyre.
Të rinjtë kërkojnë përgjysmim të tarifave vjetore si dhe heqjen e tarifave shtesë./a.k/noa.al/