Transmetuar më 06-12-2018, 21:15

Bryant dhe Lauren Swenson po ecnin në një rrugë të paasfaltuar pranë Maai Mahiu në Kenia, në 30 nëntor, kur para tyre u ndal një furgon i bardhë.

Prej tij zbritën disa persona të armatosur me shpata.

Çifti që kishte edhe fëmijët e tyre brenda makinës, të vetëdijshëm për rrezikun u kthyen mbrapsht.

Burrat e maskuar filluan t’i ndiqnin me synim për t’u grabitur makinën e tyre. Por, shoferi bëri një manovrim të pazakontë, duke u arratisur prej tyre.

Ndërsa makina po ecte mbrapa,  grupi i hajdutëve vrapuan për t’i zënë dhe sapo afrohen, shoferi i jep gaz përpara duke arritur të shpëtojnë.

Çifti dhe tre djemtë e tyre nga Utah i SHBA-ve, u zhvendosën tre vjet më parë në kryeqytetin kenian, Nairobi, ku hapën një palestër të CrossFit.

Ata po ecnin në shkretëtirë për të kërkuar një vend ku të xhironin një video.