Transmetuar më 06-12-2018, 20:16

Tre persona, mes tyre edhe një fëmijë 5-vjeçar, janë plagosur mbrëmjen e kësaj të enjteje në një aksident rrugor.

Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Tiranë, në fshatin Mamël.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me targa EL8982 B me drejtues shtetasin A.Xh., është përplasur me mjetin me targa TR1388U me drejtues shtetasin B.M.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ishin pasagjerë në mjetin me targa El 8982 B, konkretisht shtetasit me inicialet J.M., 27 vjeç, L.D., 20 vjeç, K.Gj. 5 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri.

Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për mjekim, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /k.k/noa.al/