Transmetuar më 06-12-2018, 18:23

Një person ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Vlorë-Orikum, në vendin e quajtur “Qafa e Luarit.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit, Arsen  Çela, 63 vjeç, banues në Orikum.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës, V.B, 43 vjeç, nga Dukati.

Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit. /k.k/noa.al/