Shtatzënia mund të shkaktojë ndryshime në atë se si është i lidhur truri i femrës dhe t’i ndihmojë atyre të lidhen me beben.
Hulumtuesit thonë se shtatzënia e ndryshon lëvoren cerebrale, shtresën e jashtme të materies gri, e cila luan rol kyç në përpunimin e informacioneve.
Ky ristrukturim ndodh edhe para lindjes, ku nënat që e përjetojnë më së shumti këtë ndryshim raportojnë për lidhje më të fuqishme me beben sepse janë më të ndjeshme ndaj shprehjeve të fytyrës së bebes.
Hulumtimet e mëparshme kanë qenë të fokusuara në ndryshimet e trurit të nënave gjatë periudhës pas lindjes, por ky ekip nga Universiteti i Torontos, thotë se është ky është studimi i parë që i analizon ndryshimet e trurit gjatë shtatzënisë.
Pra, zbulimi ka hedhur dritë mbi fenomenin e quajtur “truri i shtatzënisë” ku femrat raportojnë se harrojnë më shumë dhe bëhen më emocionale gjatë shtatzënisë.