Transmetuar më 06-12-2018, 17:45

Kryeministri Rama ka reaguar këtë pasdite sa i përket akuzave për godinat ku qëndrojnë studentët, të cilat janë jashtë standardeve.

Kreu i qeverisë ka postuar një video në Facebook, ku e shoqëron edhe me shpjegim për projektin e ri.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve.

Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, shkruan Rama.

Ndërkohë edhe studentët kanë shprehur shqetësim për gjendjen e godinave. /k.k/noa.al/