Transmetuar më 06-12-2018, 15:31

Reagimi i kësaj nëne, kur kupton se ka lindur një fëmijë me sindromën Down, ka prekur gjithë njerëzit anë e mbanë botës. Kjo është historia e Amber dhe Fernando, nga Teksasi, tashmë prindërit të 4 fëmijëve dhe një ditë zbulojnë se presin fëmijën e tyre të pestë.

Pavarësisht përvojës që kishte, një shtatzëni e re është gjithmonë plot me mendime, frikë, shpresë. Momenti i lindjes është momenti që mendohet si fundi i një presioni që ne dëshirojmë të na falë lumturi.

Të gjithë kanë si qëllim që të imagjinojnë një të ardhme të mrekullueshme për të vegjlit e tyre. Për fat të keq, disa gjëra nuk shkojnë siç duhet dhe shumë shpesh reagimet e prindërve nuk janë nga më të mirat.

Reagimi i këtij çifti dhe i familjes së bukur që ata kanë formuar, meriton një duartrokitje të madhe. Ashtu si në shtatzënitë e mëparshme, prindërit nuk donin të dinin seksin e foshnjës së palindur.

Gjithçka shkoi shumë mirë, kështu që ata nuk mendonin se foshnja mund të kishte ndonjë problem. Megjithatë, pasi foshnja ka ardhur në jetë, ka një moment, i cili duhet ndarë me të gjithë. Fëmija lindi me sindromën Down, por kjo nuk ishte një arsye për t’i munguar dashuria.

Mirë se erdhe në këtë botë të mrekullueshme, e vogla jonë! Përgëzime pafund shkojnë për këtë çift që e dinë kuptimin e fjalës dashuri dhe dinë se si ta nderojnë jetën. Një histori që duhet të shërbejë për të zgjuar ata që i kanë sytë të mbuluar nga egoizmi dhe paragjykimet.

NOA Sondazh