Transmetuar më 06-12-2018, 14:41

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla doli për herë të dytë në një komunikim me mediat ditën e sotme, lidhur me protestën e studentëve.

Ajo tha se ka marrë një kërkesë nga studentët protestues lidhur me tre kërkesat e tyre, të cila ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

“Miratoj me të dyja duart që për kërkesat 2, 3 dhe 4 të ngrihet një grup pune, i përbërë nga këshillat studentorë, ministria dhe universiteti”, u shpreh Nikolla.

Ajo shtoi në vijim se protesta e studentëve, është katalizator për një debat shterues brenda universiteteve.

Më herët ministrja Nikolla konfirmoi se Qeveria do të shfuqizojë që sot vendimin që lidhet me tarifat, ku nuk do të ketë kosto shtesë për studentët mbetës.

Ky qëndrim i saj u dha pas takimit me dekanët dhe rektorët e universiteteve.

Ndërkohë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, sa i takon kërkesës për përgjysmimin e tarifës së studimit, tha se është në dorë të universiteteve.

“Qeveria nuk bën as ulje e as ngritje të tarifave të studimit. Janë universitetet që i përcaktojnë ndaj jeni të lutur por patjetër dhe të monitoruar nga MAS që ju të shteroni me studentëve dhe pedagogët një debat që sa mundësi ka të realizohet. Sot buxheti i shtetit mundëson mbi 75 të kostos reale të studimit”, u shpreh Nikolla.

Kërkesat e studentëve

-Shfuqizimin e pikës 4 të VKM-së numër 288 që detyron studentët të paguajnë për kreditet.

-Bordi i Arsimit të Lartë të ketë numër të barabartë votash si Ministria e Arsimit.

-Përmirësim të kushteve në konvikte.

-Përgjysmimin e tarifës së studimeve. /a.y/noa.al

Nis tërheqja e Qeverisë, plotësohet 1 nga 4 kërkesat, studentët: Presim dhe të tjerat

Protesta e studentëve, Nikolla: Tërhiqemi nga tarifa për mbetësit