Transmetuar më 06-12-2018, 14:13

Gjatë ditëve të fundit janë shtuar zërat që bashkëshortja e princit Harry, Meghan Markle, nuk i ka aspak mirë punët me kunatën e saj Kate Middleton, bashkëshortja e princit William.

Raportet mes tyre janë aq të tensionuara, aq sa pasi u transferuan në fshat Harry dhe Meghan, po mendojnë që ti kalojnë Krishtlindjet larg William dhe Kate.

Fakti që Meghan e cila është shtatzënë dhe Kate, e cila ka tre fëmijë nuk i kanë punët mirë nuk është më sekret.

Zërat kanë dalë në mediat angleze nga disa punonjës të pallatit mbretëror Buckingham Palace.

Gjithçka ka ndodhur pasi Meghan ka kritikuar disa pjesëtarë të stafit të Kate.

Por orëve të fundit janë shtuar zërat se Harry dhe William nuk do i kalojnë Krishtlindjet bashkë, për shkak të bashkëshortëve të tyre. /a.y/noa.al