Transmetuar më 06-12-2018, 13:18
Saimir Çullhaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e sotme dënimin për 33-vjeçarin Saimir Çullhaj, i akuzuar për trafik armësh me postë.

Ai u arrestua një vit më parë, pasi nëpërmjet postës tentoi të dërgojë në Angli, tre automatik kallashnikov model 56.

Gjykata e ka shpallur fajtor Çullhaj, duke e dënuar me 8 vite burg.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 18:00 të 23 gushtit, ka bërë dërgimin e tre pakove me një prej agjencive të dërgesave postare, të cilat janë konstatuar gjatë skanimit në aeroportin “Nënë Tereza”.

Brenda pakove të bllokuara në 24 gusht në aeroportin e Rinasit u konstatuan tre armë zjarri automatik model 56, të çmontuara. /a.y/noa.al

Dërgonte me postë kallashnikovë në Britani, Prokuroria zbulon skemën