Transmetuar më 06-12-2018, 12:36
Emiljano Shullazi, Ylvi Beqaj

Biznesmeni Ylvi Beqaj ka shkuar sot në Prokurorinë e Tiranës, për tu marrë në pyetje lidhur me një hetim të ri kundër Emiljano Shullazit.

Dëshmia e biznesmenit, i cili ka dhe statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë ndaj Shullazit, ka të bëjë me hetimet për pastrim parash.

Biznesmeni u shoqërua në polici me forca speciale, duke qenë dëshmitar i mbrojtur.

Dëshmia e tij ka të bëjë me ish-hotel Vollgën në Durrës, e cila dyshohet se është regjistruar në kundërshtim me ligjin në hipotekën e qytetit bregdetar.

Bazuar në dokumentacion, Shullazi zotëron 30% të kësaj prone.

Gjithçka pasi biznesmeni i kërkoi ndihmë Shullazit në regjistrimin e kësaj prone, duke i premtuar 20% të saj.

Por në momentin që Beqaj tentoi ta shiste, Shullazi i kërkoi 30% të saj dhe 500 mijë euro gjobë. /a.y/noa.al