Transmetuar më 06-12-2018, 11:59

Çfarë ndodhi në shtëpinë e gjyshërve të këtyre dy fëmijëve? Një vajzë vetëm 4 vjeçe, u vra me pistoletë nga vëllai i saj vetëm 3 vjeç.

Ai e qëlloi aksidentalisht në kokë, duke bërë që e mitura të gjej vdekjen në spital, pas pesë ditësh, gjatë kësaj të mërkure.

Një dramë e cila shkatërroi një familje amerikane në Indiana. Nëna e Izabella ‘Izzy’ Marie Helem, është ushtare në ushtrinë amerikane.

Ajo bëri me dije se do i dhurojë organet e së bijës, në mënyrë që të shpëtojë jetët e tetë fëmijëve të tjerë të sëmurë.

Nuk dihet ende se si i mituri arriti të shtjerë në dorë armën e së ëmës, teksa në rrjetet sociale janë lëshuar një lumë akuzash kundër gruas me emrin Briana, duke e bërë fajtore për ngjarjen.

Ndërsa ata që e njohin flasin për nënë, si një grua shumë e dashur dhe e kujdesshme me fëmijët. Në momentin e ngjarjes si ajo dhe i shoqi nuk ndodheshin në shtëpi, ndërsa për fëmijët po kujdeseshin gjyshërit. /a.y/noa.al

NOA Sondazh