Transmetuar më 05-12-2018, 23:59

Video e mëposhtme tregon momentin kur një studente kap për gryke një biznesmen, i cili e kapi nga të pasmet në tren.

Ngjarja ka ndodhur në Sidney të Australisë.

“Isha në tren dhe ai preku prapanicën time. Mendova se ishte diçka si një qese, por ishte dora e tij “, tha Annie përmes lotëve.

“Ai u largua dhe askush nuk më ndihmoi”, tregon vajza, e cila e ndoqi sulmuesin e saj nga pas.

Ai pretendonte se e kishte kapur dikush tjetër nga të pasmet.

“E pashë atë, ishte djalë tjetër. E pashë atë, ishte një tjetër djalë”, dëgjohet të thotë ai.

“Nuk jam unë, duhet të shkoj”, tha ai.

Por Annie, që e kishte kapur për grykë, i drejtohet: “Ju mendoni se mund të prekni kë të doni”.

Policia australiane tashmë ka nisur një hetim për këtë rast.