Transmetuar më 05-12-2018, 22:54

“Tirona” – kjo ishte tema e Soiree-së së kësaj të mërkurë në Top Channel me Jonida Shehun.

Histori, muzikë e bukur, kulturë, tradita, zakone dhe pak verë, kështu ka kaluar mes të ftuarve biseda në studio.

Në një moment, teksa po flisnin për zonat rurale dhe urbane në kryeqytet, Ardi Asllani ka treguar edhe arsyen pse tironcat kanë numrin më të ulët të divorceve.

Kjo u tha fillimisht nga moderatorja Jonida, e cila po citonte një prej të ftuarve, Majlinda Keta, e cila ishte shprehur fillimisht se autoktonët kishin numrin më të ulët të divorceve.

“E di pse? Sepse tironcat martohen shumë vonë!”, – u shpreh stilisti i njohur.

Epo, ja ku u gjet zgjidhja për të ulur numrin e divorceve.