Transmetuar më 05-12-2018, 20:28

Një nga drejtuesit e emisionit investigativ "Stop", ka përkrahur hapur protestën e stuedentëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gentian Zenelaj shkruan se është në mbështetje të studentëve.

Zenelaj i konsideron ata "gjaku dhe zemra e kombit".

"Gjithmonë kam menduar qe jeni pulsi, gjaku dhe zemra e një kombi. Dhe kush ka aluduar, ka shpresuar, ka investuar që ju të jeni të përgjumur, pa vetëdije dhe pa shpirt proteste do gabohet rëndë, i majtë ,i djathtë ,apo i mesit qoftë.

Mos pranoni të bliheni nga askush, mos lejoni askënd t’ju përdorë mish për votime. Jeni më të mirët. Ju kam xhan. Studentët alëays Rock", shkruan Zenelaj në postimin e tij./a.k/noa.al/