Transmetuar më 05-12-2018, 19:39

Kryesimin e OSBE-së për vitin 2020 do ta ketë Shqipëria. Dritën jeshile për këtë sfidë Shqipëria e ka marrë ditën e sotme, pas disa vitesh që kandidon për të marrë këtë kryesim.

Nga data 1 janar e vitit 2019, vendi ynë bëhet pjesë e Trojkës.

Lajmi bëhet i ditur në faqen e Twitter-t të Italisë, kryesuesja e radhës e Organizatës.

Vendimi është përshëndetur edhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

“Ambasada e BE në Shqipëri mirëpret vendimin për miratimin e kandidaturës së Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së. Presim me padurim t’i japim mbështetjen tonë Shqipërisë edhe për këtë rol të rëndësishëm”, shkruan ambasadori i BE. /k.k/noa.al/

NOA Sondazh