Transmetuar më 05-12-2018, 18:42

Identifikohet autori i plagosjes së një personi në qytetin e Elbasanit.

Policia thotë se ai është shtetasi me inicialet L.L. i cili akuzohet për plagosjen e koshiut të vet, 36-vjeçarit A.SH.

“Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes  me mjetë prerës (thikë) të 36-vjeçarit.

Më datë 05.12.2018, rreth  orës  16:50, në lagjen “Shënkoll”,  Elbasan, shtetasi L.L.,  për motive të dobëta ka  plagosur me mjet prerës  thikë fqinjin e tij  shtetasin A.Sh., 36 vjeç,  banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportuar në Spitalin  e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia. /k.k/noa.al/