Transmetuar më 05-12-2018, 18:29

Gjithkush djersit kur ka temperatura të ngrohta jashtë, por njerëzit që kanë hiperhidrozë përjetojnë djersitje të tepruar deri në atë pikë sa që duart e tyre të bëhen krejtësisht të lagura.

Për 1% deri në 2% të popullatës që kanë hiperhidrozë, megjithatë, gjëndrat e djersës nuk mbyllen. Ata djersin edhe kur rrethanat nuk e kërkojnë: edhe kur janë në ajër të kondicionuar, ose ndërsa janë ulur duke parë televizor.

Shkaqet e hiperhidrozës varen nga lloji i djersitjes. Shumicën e kohës, djersitja e tepruar është e padëmshme.

Në disa raste, mjekët nuk e dinë se përse njerëzit po djersitin shumë. Në raste të tjera, shkaku i hipërhidrozës mund të jetë një gjendje mjekësore që nuk duhet mënjanuar.

Megjithatë, është arritur të identifikohen 6 shkaqet kryesore që shkaktojnë djersitjen e tepërt të pëllëmbëve të dorës:

Situatat e sikletshme dhe stresuese, ambientet e nxehta, dieta e dobët, pirja e duhanit dhe mos-balanci hormonal.

Disa metoda natyrale që mbajnë nën kontroll prodhimin e djerësës.

Soda bukës- Vendosni duart në një tas të madh me ujë me dy lugë sode, çdo ditë për 30 minuta.

Lëng domate- Përzieni dy gota ujë më lëng domate më një litër ujë. Mbajini këmbët apo duart për 30 minuta.

Pudra- Spërkatni duart apo këmbët me pudër dhe ato do të rrinë të thata për disa orë./b.l/noa.al/