Transmetuar më 05-12-2018, 17:02

Nuk është hera e parë që ata bëhen objekt i medias rozë, pikërisht për shkak të raportit të tyre të ndërlikuar, që prej ditës së parë kur vendosën t’i japin fund lidhjes dhe të jetojnë të ndarë. Diskutimet dhe problemet më të mëdha mes tyre, i adresohen më së shumti frytit të dashurisë, birit të tyre Roan.

Pasi reperi i famshëm është vënë shpesh në fokus të kritikave nga fansat, për faktin se nuk kujdeset për të birin, ka qenë vetë Majk ditën e djeshme që ka folur në rrjetet sociale shkurt dhe hapur duke zbuluar edhe arsyen.

"Djalin tim nuk ma le me e pa nëna e vet, vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”, kanë qenë fjalët e tij.

Ndërkohë, në këtë situatë, nuk ka qëndruar duarkryq ish-partnerja e reperit kosovar, Majlinda Zeka. Ajo ka vendosur që t’i sqarojë të gjithë duke thënë se kjo arsye e pretenduar nga Majk nuk është fare e drejtë.

"Aspak e vërtetë. Po e them unë si nënë…Çfarë të pres nga një njeri që nuk kujdeset as edhe pak për fëmijën e tij…Jo që unë e ndaloj me pa, si çdo nënë edhe unë kam dëshirë për fëmijën tim të rritet edhe në frymën e babait! Por domethënë të gjitha shpenzimet që nga lindja e djalit e deri më tani, nevojat financiare i merr përsipër vetëm familja ime! A e meriton ti me e pa? Dhe mos të flas më tepër, të tregoj se çfarë padie ke bërë me këtë që e the, mund edhe ta publikoj…Turp”, ka shkruar ajo.