Vrasja e 18 vjeçarit shqiptar në Greqi, flet autori i dyshuar, pranon krimin
Transmetuar më 05-12-2018, 16:47

Detaje të reja zbulohen pas vrasjes së 18-vjecarit shqiptar mbrëmë në Kavala të Greqisë.

Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së shqiptarit Mario Isa nga Leskoviku është një bashkëmoshatar shqiptar, i cili ka pranuar krimin në polici.

Viktima dhe autori i dyshuar kanë qenë shokë të vjetër dhe pasi janë larguar nga një kafe, janë zënë mes tyre për motive që ende nuk bëhen të ditura.

Autori i dyshuar ka thënë se nuk donte t’a vriste Marion, por në konflikt e sipër vrasja ndodhi gabimisht.

18-vjeçari Mario Isai nga Leskoviku, u ekzekutua me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të martës, për tu gjetur herët në mëngjesin e ditës së sotme mes një pellgu gjaku.

Rezulton se i riu ishte pjesë e ekipit të futbollit të Heracles në Greqi. Isai, ishte rritur në Kavala ku dhe kishte ndjekur shkollën.

Sidoqoftë, i riu i pafat nuk kishte pasur kurrë probleme me policinë. Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se një plumb që ka goditur në gjoks të ndjerin, i ka shpuar mushkërinë.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se autori i ngjarjes, një 18 vjeçar ishte i armatosur dhe cilat ishin arsyet që qëlloi mbi të riun shqiptar./b.l/noa.al/

U gjet mes një pellgu gjaku, identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi

Gjendet i vrarë një i ri në Greqi, dyshohet të jetë shqiptar

NOA Sondazh