Transmetuar më 05-12-2018, 14:12

Faji i tyre i vetëm është se bën një fotografi selfie bashkë. Për këtë arsye një vajzë 19-vjeçare dhe i fejuari i saj, të cilin e kishte kushëri të largët u vranë nga babai i saj.

Gjithçka me pretendimin se kishin çnderuar familjen. Krimi i rëndë i ndodhur në Pakistan, u shënua gjatë muajit nëntor por vetëm këto ditë u zbulua pas denoncimit të bërë në polici nga nëna e vajzës.

Kjo bëri që të arrestohet babai i viktimës, Abdul Raheem. Vajza, Marina 19 vjeçe, studionte në universitetin e Karachi dhe i përkiste një familje tradicionale Pashtun.

Ndërsa kushëriri i saj me të cilin ishte e fejuar kishte shkuar për ta takuar duke shkuar nga shtëpia e tij në Swat, në provincën e Khyber Paktunkhëa, për shkak të emocioneve dhe lumturisë bën një fotografi selfie bashkë.

Këtë fotografi kur u kthye në shtëpi, i riu me emrin Salman, ua tregoi familjarëve dhe miqve.

Pikërisht kjo fotografi “tërboi” babanë e 19-vjeçares. Kështu Abdul Raheem shkoi në Swat dhe vrau të riun me pistoletë, shkruan noa.al.

Për të shfryrë deri në fund marazin e tij, ai u kthye në shtupo në Karachi, duke helmuar të bijën Marina, ndërsa ngjarjen e inskenoi si vetëvrasje. Një vrasje e dyfishtë e cila i copëtoi zemrën nënës së vajzës, duke çuar në denoncimin dhe arrestimin e të shoqit. /a.y/noa.al

NOA Sondazh