Transmetuar më 05-12-2018, 12:49

“Situata kritike në të cilën ndodhen studentët shqiptarë, na bën që të jemi në këtë prononcim. Mijëra studente, më shumë të drejtë ndodhen sot në rrugë. Mijëra studentë, janë sot nën sulmin e qeverisë për tu zhvatur dhe lekun e tyre”.

Është kjo deklarata e bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet deputetes Floida Kërpaçi.

Ajo tha se sot, studentët janë të vendosur dhe me të drejtë, ndërsa qeveria është vendosur egërsisht kundër tyre, teksa kërkoi anulimin e vendimit për tarifat.

Deputetja e LSI deklaroi se studentët kanë të drejtë pasi sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, i miratuar më dt.21.05.2018, pika 4 e tij, thotë që studenti i cilësuar si përsëritës në një lëndë apo shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për lëndët përsëritëse si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimin.

Sipas saj, çdo familje shqiptare, qeveria e detyron të bëjë dy pagesa, atë vjetore si dhe pagesën për çdo lëndë në bazë të krediteve.

“Pra nëse lënda ka 12 kredite- 700 lekë krediti= 8400 lekë do të duhet të paguhet për një provim, të cilin e merr apo jo. Çdo familje shqiptare do të detyrohet ta paguajë. Kjo VKM, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria. Thirrja e studentëve ne nuk jemi bankomat dhe qeveria të mos të na trajtojë si të tillë, është apeli më i madh që i bëhet Ministrisë së Arsimit dhe qeverisë për të mos i trajtuar si kavie eksperimentale”, u shpreh Kërpaçi.

Ajo bëri thirrje që qeveria të mos marrë para nga xhepat e familjeve shqiptare por ti mundësojë të ardhura universiteteve publike me mekanizma të tjerë nga buxheti i shtetit.

Kërpaçi tha se si studente dhe qytetare është bashkë me ta në protestë, duke kërkuar anulimin e VKM Nr. 288, dt 21.05.2018. /a.y/noa.al

Protestë para ministrisë së Arsimit kundër tarifave, studentët qëllojnë me vezë

Protesta e studentëve, Nikolla: Nuk bisedoj në rrugë

Studentët e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, protestë kundër rritjes së tarifave