Transmetuar më 05-12-2018, 11:27

Një djalë i ri rezulton i zhdukur prej një jave, ku për herë të fundit është parë më 29 nëntor.

Familjarët e 21-vjeçarit Mateo Aga, nga fshati Maqellarë i Dibrës, kanë bërë denoncim në polici pesë ditë më parë, duke thënë se nuk kanë asnjë lajm nga djali.

Ata kanë thënë se mbrëmjen e 29 nëntorit, rreth orës 21.35 pasi ka dalë nga një lokal në Maqellarë, ai ka vajtur në fshatin Grezhdan me makinën e një bashkëfshatari.

Po ashtu prindërit thonë se më parë ai ka ndërruar rrobat në shtëpi, duke veshur të tjera dhe një xhup ngjyrë ushtarake, ndërsa nuk ka pasur telefon me vete.

Prindërit e të riut dyshojnë se ai mund të jetë larguar pasi e ka kërkuar një shok.

Ndër të tjera, familjarët hedhin dyshime se 21-vjeçari mund të jetë rrëmbyer.

Sakaq policia thotë se në bashkëpunim intensiv me familjarët po punohet për gjetjen e tij, duke e deklaruar të larguar. /a.y/noa.al