Transmetuar më 05-12-2018, 10:12

“E gjithë pasuria ime në një foto. E bekuar!” Është kjo mënyra me të cilën ka nisur ditën këngëtarja Aurela Gaçe.

Ajo ka publikuar një fotografi të dy vajzave të saj, të cilat shihen të shtrira në shtrat.

Duke e nisur ditën me një pamje të tillë, Aurela tregon se sa me fat është dhe sa lumturi i falin të voglat e saj.

Nga martesa e saj me Skerdin, Aurela është bërë nënë e dy vajzave e madhja Grace dhe e vogla Abigail Isabel.

Këngëtarja tregohet e rezervuar sa i takon familjes së saj, por herë pas here emocionet dominojnë, duke bërë që të ndajë foto në rrjetet sociale. /a.y/noa.al