Transmetuar më 05-12-2018, 10:00

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikes kanë dalë sot në protestë kundër rritjes së tarifave së studimit.

Studentët kërkojnë anulimin e vendimit të qeverisë, duke thënë se rëndon tepër mbi xhepat e çdo familje që ka një fëmijë student.

Me anë të vendimit detyrohen studentët të paguajnë për çdo provim të mbartur, në bazë të krediteve të tyre.

Sakaq studentët kërkojnë heqjen e pagesës prej 670 lekë për kredit për provimet e mbartura.

Po ashtu ata kërkojnë shtyrje të afatit të pagesës së tarifës vjetore në fund të janarit dhe pagesë me këste të tarifës vjetore. /a.y/noa.al