Transmetuar më 05-12-2018, 09:53

Pak orë pas daljes së lajmit se një shqiptar është gjetur i vrarë në zonën e Kavala të Greqisë, mediat greke kanë zbuluar emrin e tij.

Viktima është 18-vjeçari Mario Isai nga Leskoviku, i cili është ekzekutuar me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së të martës, për tu gjetur herët në mëngjesin e ditës së sotme mes një pellgu gjaku.

Rezulton se i riu ishte pjesë e ekipit të futbollit të Heracles në Greqi, ndërkohë që është ekzekutuar vetëm me një plumb.

Policia greke dyshon se bëhet fjalë për një vrasës profesionist. Mësohet se Isai, ishte rritur në Kavala ku dhe kishte ndjekur shkollën.

18-vjeçarit shqiptar iu gjet dhe një 50 euro në dorë, çka nuk përjashton mundësinë e vrasjes pas konflikteve për pazaret e drogës. Po ashtu Isai, kishte edhe një shumë të konsiderueshme parash me vete.

Sakaq arma e përdorur për krimin u gjet në një bllok banesash private.

Një person është shoqëruar në polici si i dyshuar për ngjarjen, ndërkohë që prindërit e të ndjerit po merren në pyetje për ndonjë konflikt të mundshëm të tyre. /a.y/noa.al

Gjendet i vrarë një i ri në Greqi, dyshohet të jetë shqiptar