Transmetuar më 05-12-2018, 08:18

Trupi i pajetë i një djali 18-vjeçar u gjet në Greqi, në zonën e Kavalla. Paraprakisht dyshohet se i riu të jetë vrarë me armë zjarri, pasi është gjetur në një pellg gjaku.

Viktima dyshohet të jetë një i ri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Trupi i pajetë i të riut u gjet gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë në dorën e viktimës u gjet edhe një 50 euro.

Paraprakisht dyshohet se 18-vjeçari mund të jetë vrarë, pas një konflikti për çështje droge.

Dyshohet se i riu shqiptar, mund të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. /a.y/noa.al