
Edhe banorët e bregut të lumit kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre.
Ata kërkojnë që të dëmshpërblehen me vlerën e tregut për banesat e tyre.
Të mbështetur edhe nga deputetë të opozitës, ata kërkojnë reagim të Presidentit Meta për këtë situatë.
Para kamerave, një prej protestuesve i bëri thirrje presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi që t’i mbështesin banorët.
“Desha të çoj tre mesazhe, mesazhi parë për zonjën Kryemadhi, nëse ka marrë votë të vijë këtu.
Mesazhi i dytë shkon për Presidentin. Zoti president ku je e shikon popullin tonë si është katandisur në këtë gjendje”, tha ai.
Banorët e Bregut të Lumit protestojnë për mungesën e dëmshpërblimeve nga ndërtimi i Bulevardit të Ri.
Janë rreth 38 banesa që preken nga ky projekt. /k.k/noa.al/